3 vjeçari D.O nga Shipkovica e Tetovës, është lënduar gjatë skijimit në Kodrën e Diellit.
“Duke kaluar nga njëri shteg në tjetrin ka humbur kontrollin dhe është përplasur në një rrethore nga plastiku në afërsi të teleferikut që nuk punon, dhe ka përfunduar në kabllot e çelikta të teleferikut”, njofton SPB- Tetovë.
Djaloshi i lënduar është dërguar në spitalin e qytetit dhe me urgjencë është transportuar në klinikën e Shkupit.