MPB njofton se më 02.03.2026, rreth orës 19:10, në SPB Tetovë, një 49-vjeçar nga rrethina e Tetovës ka denoncuar se vajza e tij e mitur ishte ngacmuar nga një 23-vjeçar nga rrethina e Kratovës, me të cilin njiheshin prej më herët.
Sipas denoncimit, për një periudhë të caktuar personi në fjalë e kishte shqetësuar përmes numrave të ndryshëm telefoni dhe profileve të rreme në rrjetet sociale. Po atë ditë, rreth orës 16:50, pas përfundimit të mësimit, ai e kishte ndjekur nga shkolla e mesme ku ajo vijonte mësimin deri te stacioni i autobusit.
Nga policia njoftojnë se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.


