Sektori për Punë të Brendshme Tetovë ka ngritur kallëzim penal kundër L.M. (36) nga Tetova, e cila dyshohet për kryerjen e veprës penale “dhunë ndaj fëmijës”.
Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja ka ndodhur më 08.10.2025 në një hapësirë zyrtare të një shkolle fillore në Tetovë, ku e dyshuara ka sulmuar fizikisht një nxënëse.
Rasti është dokumentuar dhe materialet janë dorëzuar për procedurë të mëtejshme.TS


