Më 3 nëntor 2025, rreth orës 23:45, në rrugën “29 Nëntori” në Tetovë, policia e SPB Tetovë arrestoi N.K. (29) nga Tetova, i dyshuar për përfshirje në një incident të rëndë që kishte ndodhur disa orë më herët.
Sipas kallëzimit, rreth orës 21:30, në lagjen “Dereboj”, N.K. së bashku me disa persona të tjerë kishte kërcënuar me sende të forta K.C. (73) nga Tetova. Viktima ishte përpjekur të largohej nga vendi, por gjatë incidentit ishte rrëzuar dhe kishte pësuar lëndime të rënda trupore. Ai është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës, ku mjekët kanë konstatuar plagët e marra.
N.K. ndodhet aktualisht në stacionin policor të Tetovës, ndërsa autoritetet po punojnë për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë në këtë ngjarje. Pas dokumentimit të plotë të rastit, pritet të ngrihet kallëzim përkatës ndaj të gjithë të përfshirëve.TS

									 
					
