Në territorin e Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë, dje nga ora 13:00 deri në ora 19:00 është kryer aksion kontrollues ndaj motoçikletave,
në kuadër të të cilit janë konstatuar dhe sanksionuar gjithsej 25 kundërvajtje (TE-15 dhe GV-10). Shumica e shkeljeve (15) i referohen mospërdorimit të helmetës mbrojtëse (TE-7 dhe GV-8) dhe drejtimit të
automjetit pa kaluar testin e drejtimit dhe patentën e vlefshme për të (TE-5 dhe GV-1).
Të gjithë kundërvajtësve u janë përgatitur parashtresat e parashikuara me ligj dhe do të përballen me gjobë prej 45 euro për mos mbajtje të helmetës mbrojtëse ose 250 euro në kundërvlerë denarë për ngasje pa
patentë shofer.