Me 04.05.2019 në ora 10.30 në bulevardin ‘Aradhat e Partizanëve’ në Shkup, vetura e tipit “Mercedes sprinter” me targa nga Tetova, e drejtuar nga I.A.(44) nga fshati Miletinë, Tetovë e ka goditur këmbësorin N.I.(77) nga Shkupi, transmeton Almakos.
N.I. është lënduar rëndë dhe është dërguar në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “8 shtatori”. Është kryer kontroll në vendin e ngjarjes nga ana e ekipit të SPB Shkup.


