Policia e Tetoves ka arrestuar një 43-vjeçar që drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe pavarësisht masës së shqiptuar për ndalim të drejtimit të automjeteve.
Sipas SPB Tetovë, më 18.05.2026 rreth orës 00:45 në rrugën “Iliria”, është ndaluar E.I. (43) nga Tetova, i cili drejtonte një veturë “Audi” me targa të Tetovës.
Gjatë kontrollit policor është konstatuar se ai kishte 1.58 promilë alkool në gjak, ndërsa automjeti është sekuestruar përkohësisht. Pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.TS


