Iniciativa qytetare “Më mirë për Tetovën” ka reaguar ashpër ndaj situatës alarmante që po përjeton qyteti për shkak të projekteve të zvarritura, mungesës së transparencës dhe kaosit të përgjithshëm urban.
Sipas kësaj iniciative, shembulli më i freskët i papërgjegjshmërisë institucionale është bulevardi “Boris Kidriç”, ku punimet që duhej të kishin përfunduar në pranverë, ende nuk kanë marrë fund. Bizneset dhe banorët në zonë jetojnë prej më shumë se një viti në errësirë, pa ndriçim publik dhe me infrastrukturë të papërfunduar.