Kim Mehmeti
U bënë tetë vite nga konflikti i armatosur në ‘Lagjen e Trimave’ në Kumanovë’ ku humbën jetën tetë pjesëtarë të MPB-së së Maqedonisë dhe 10 pjesëtarë të grupit të armatosur.
Gjykata Penale në nëntor të vitit 2017 dënoi 33 veta nga të cilët 7 me burg të përjetshëm, 13 me nga 40 vite burg e të tjerët prej 13 deri në njëzet vite burg.
Pra u dënuan me burg të përjetshëm thuajse më shumë veta se sa nacistë në procesin e Nurembergut pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore?!
Nga gjithë këta që me vite kalben në burgjet e Maqedonisë, 19 veta janë vëllezër tanë nga Kosova.
Dhe përderisa dihet se cilët janë ata që erdhën nga përtej kufirit, kurrë nuk u muar vesh se kush i ftoi dhe kush i tradhtoi.
Ndërkohë tetë vite ma radh sa kanë kaluar nga kjo ngjarje tragjike, thuajse të gjithë heshtin, përfshi edhe drejtueset e BDI-së që premtuan hetim ndërkombëtar për rastin ‘Lagjja e Trimave’ edhe atë duke pasur ministrin e vet të drejtësisë.
Në të vërtet, fatin e shqiptarëve të Maqedonisë, në masë të madhe e ka përcaktuar përkujdesja ndërkombëtare, ngaqë pushtetarët shqiptarë kanë qenë të angazhuar me punë më të ‘rëndësishme’. Si për shembull me ndarjen e hajnisë me sivëllezërit e tyre maqedonas.
Data 01.07.2026
Aktuale
- Dhunohet Ilir Demalia, analisti kallëzon në polici: Më sulmuan dy persona (FOTO)
- Në maj për 9,1 për qind është rritur qarkullimi në tregtinë me pakicë për ushqim, pije dhe duhan
- Qeveria i jep “Osmanit” 88.5 hektarë falas në Vlorë për Zonë Ekonomike
- Liljana Ristevska zgjidhet kryetare e Kryqit të Kuq në vend
- Nuk ka marrëveshje për Kodin Zgjedhor
- Aliu: Derisa jam ministër do të kontribuoj drejt sistemit shëndetësor
- VLEN: 24 muaj punë në ekonomi, mbi 26 mijë të rinj jashtë regjistrit të papunësisë
- OKH “Merhamet” në Tetovë do të organizon ekspozitën “Ngjyra që na bashkojnë”


