Tetë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në Kosovë.
Njoftimi:
DHUNË NË FAMILJE
· Fushë Kosovë / 01.03.2026 – 15:30. Janë shoqëruar në stacionin policor dy femra kosovare, pasi që dyshohet se kishin pasur një konflikt ne mes vete. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarat janë liruar dhe rasti vazhdon të trajtohet në gjendje të lirë.
· Prishtinë / 01.03.2026 – 16:00. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që pas një mosmarrëveshje dyshohet se kishte sulmuar viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti po trajtohet në procedurë të rregullt.
· Podujevë / 28.02.2026 – 19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajte.
DHUNË NË FAMILJE
Gjilan / 01.03.2026 – 21:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimave meshkuj kosovarë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
DHUNË NË FAMILJE
Prizren / 01.03.2026 – 17:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimave kosovarë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
DHUNË NË FAMILJE
· Pejë / 01.03.2026 – 20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti vazhdon të trajtohet në gjendje të lirë.
· Istog / 01.03.2026 – 21:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se ka sulmuar viktimat femra kosovare, të cilat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
· Klinë / 01.03.2026 – 21:00. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti vazhdon të trajtohet ne gjendje të lirë.


