Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth arrestimit të një të riu gjatë së mërkurës në Podujevë, i cili terrorizoi qytetin me kallashnikov.
Në raportin policor bëhet e ditur se i riu dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy burrave, por të cilët nuk janë goditur. Në vendin e ngjarjes janë gjetur gjashtë gëzhoja, ndërsa nga predhat janë dëmtuar dy vetura.
“Nga i dyshuari është konfiskuar një AK-47 me një karikatorë me 15 copë fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njoftoi Policia, transmeton Klankosova.tv.


