Zona rreth termocentralit bërthamor të Zporizhzhia të Ukrainës është marrë në kontroll nga forcat ruse, sipas shefit të mbikëqyrjes bërthamore të OKB-së, Rafael Grossi.
Grossi tha se diplomatët rusë në Vjenë informuan Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) se personeli ka vazhduar punën e tij dhe se nivelet e rrezatimit “mbeten normale”, shkruan The Guardian, përcjellë Reporteri.net.
Ndryshe, termocentrali bërthamor i Zaporizhzhia është më i madhi në Evropë dhe ka gjashtë nga 15 reaktorët e energjisë bërthamore të Ukrainës, sipas deklaratës.