Një tërmet i fortë prej 5 ballësh që goditi Greqinë rreth orës 01:00 të mesnatës së së dielës, ka tronditur Fokidën edhe Atikën.
Tërmetit kryesor i ka paraprirë një pasgoditje me magnitudë më të vogël, ndërsa pas lëkundjes kryesore me magnitudë 5 janë regjistruar gjithsej 11 pasgoditje.
Profesori i sizmologjisë Gerasimos Papadopoulos tha për protothema.gr: “Tërmeti ndodhi në kufirin tokësor dhe detar, nuk raportohet për dëme, por mund të ketë dëme të vogla. Nuk e di nëse duhet të shqetësohemi për zhvillimin e fenomenit sepse nuk kemi mbyllur as një orë që kur ka ndodhur tërmeti. Unë i rekomandoj banorëve qetësi”- tha ai.