Të paktën tetë persona kanë humbur jetën dhe një fëmijë është lënduar pasi një shtëpi u shemb të premten në Kabul, si pasojë e një tërmeti që goditi Afganistanin, njoftoi Autoriteti Kombëtar i Menaxhimit të Fatkeqësive.
Sipas të dhënave, tërmeti me magnitudë 5.9 goditi rajonin Hindu Kush të Afganistanit, ka bërë të ditur Qendra Gjermane e Kërkimeve për Gjeoshkencat (GFZ).
GFZ ka njoftuar se tërmeti ka qenë në një thellësi prej 177 kilometrash.
Ndërkohë, dridhje të forta janë ndjerë edhe në disa qytete të rajonit, përfshirë kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad, Kabul në Afganistan dhe kryeqytetin indian, New Delhi, sipas dëshmitarëve të Reuters.


