29 March
“Unë si Prokurorë publik jam kryesisht kompetent të veproj ndaj lëndëve që ndërlidhen dhe të cilat dalin nga përmbajtja e përgjimeve të paligjshme në të gjitha instancat gjyqësore. Për këtë shkak sot me shkresë dorëzuar deri tek Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë kamë tërhequr kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë të parashtruar nga Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë”, sqaroi shkurt Prokurorja speciale publike, Katica Janeva.
Ndryshe, Marko Zvërlevski u mundua që ta shpëtojë nga paraburgimi biznesmenin Sead Koçan. Prokuroria Publike dorëzoi kërkesë deri tek Gjykata Supreme për mbrojtjen e ligjshmërisë. Me çrast kërkoi që Gjykata më e lartë t’i shfuqizojë vendimet për paraburgimin e Sead Koçanit të cilat i solli Gjykata Penale dhe ajo e Apelit. Përmes shkresës së dorëzuar deri tek Apeli, Zvërlevski bëri të ditur që lënda duhet të dërgohet për vendimmarrje të sërishme.