Mbrëmë në lagjen Serovë në Çair ka shpërthyer zjarr në një shtyllë elektrike dhe në një shtëpi pasi një person u kap duke tentuar të vjedhë rrymë. Vjedhësi ka lidhur kabllo direkt nga shtylla në shtëpi
Njësinë e informacionit dhe komandës pranë MPB-së kurse zjarrfikësit dolën në terren, e lokalizuan dhe e fikën zjarrin.
Sipas informacioneve, pronari i shtëpisë heq dorë nga procedurat e mëtejshme kundër personit që u përpoq të vidhte energji elektrike. Megjithatë, gjatë vjedhjes, kablloja që ishte lidhur në mënyrë të paligjshme është shkrirë gjatë shpërthimit të siguresave të EVN-së, më pas kablloja ka rënë në rrugën “Serava” duke hedhur shkëndija, ku është rrezikuar drejtpërdrejt jeta e kalimtarëve.
Për ngjarjen është njoftuar edhe prokurori publik dhe po merren masa për zbardhjen e rastit.