avën e ardhshme, me 17 maj në Sofje do të takohen kryeministrat të Maqedonisë dhe Greqisë, për të vazhduar bisedimet për të gjetur zgjidhje për çështjen e emrit. Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në prill deklaroi se kur publiku të dëgjojë paralajmërimin për takimin e ardhshëm me kryeministrin grek Aleksis Cipras, ajo do të thotë se ka gjasa që të arrihet zgjidhje për çështjen e emrit.
Takimi i kryeministrave vjen pas takimit që u zhvillua dje ndërmjet krerëve diplomatik të Maqedonisë dhe Greqisë me ndërmjetësin e Kombeve të Bashkuara për çështjen e emrit Maqedoni – Greqi, Methju Nimic e cilësoi si shumë serioz, shpesh herë tenzik dhe tha se rezultatet e tij do t’ju brifohen kryeministrave si përgatitje për takimin e 17-majit, njofton Portalb.mk.
“Takimin mund ta karakterizoj si shumë serioz, kemi punuar shumë, shpesh herë tenzik. Kemi bërë punë pozitive. Dy ministrat do t’ju brifojnë kryeministrave për përgatitje për takimin e tyre në Sofje gjatë javës së ardhshme, më 17 maj. Në bazë, kjo është porosia që e kam”, tha Nimic.
Nga ministritë e Punëve të Jashtme të Maqedonisë dhe Greqisë nuk njoftuan detaje nga takimi, por televizioni 24 nga Qeveria e Greqisë ka kuptuar se ka pasur përparim të dukshëm në negociatat, por nuk tregojnë se cilat janë ato.

