Një ngjarje e pazakontë si nëpër filma ka ndodhur në Strugë ku dy persona kanë tentuar të vrasin një person tjetër. Ngjarja është evidentuar nga policia e vendit dhe janë marrë masat e duhura.
“Më 02.08.2025, në orën 22:20, përpara një objekti tregtar në rrugën “Marksi dhe Engelsi” në Strugë, D.U. ka sulmuar fizikisht A.A. (31) nga fshati Koroshishtë, ndërsa V.B. e ka goditur disa herë me thikë në pjesën e barkut, dhe A.U. (38), nga i njëjti fshat, është lënduar në dorë. Me ndërhyrjen e menjëhershme të zyrtarëve policorë, sulmuesit janë privuar nga liria dhe janë ndaluar në SPB Struga”, tha Stefan Dimovski – zëdhënës i SPB-Ohër.
Menjëher pas ngjarjes Prokuroria Themelore Publike në Strugë ka hapur një procedurë hetimore ndaj dy personave për shkak të një incidenti të këtij incidenti.
Sipas hetimeve i dyshuari i parë ka tentuar të privojë nga jeta një person tjetër për shkak të marrëdhënieve të tensionuara që kishin pasur më parë. I dyshuari i dytë, duke drejtuar një veturë të tipit BMW X6, ka ndihmuar në realizimin e veprës penale duke e bllokuar rrugën e veturës tjetër (Golf 7), në të cilën ndodheshin viktima dhe një pasagjer tjetër.
“Të dy të dyshuarit dolën dhe iu afruan viktimave, duke i sulmuar fizikisht – fillimisht duke i goditur me grushta. Në një moment, i dyshuari i parë nxori një thikë dhe i shkaktoi viktimës disa plagë me thikë në bark, në pjesën e sipërme të krahut dhe në qafë, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore”, thonë nga Prokuroria Publike.
Siç kumton prokuroria personi i dytë që ndodhej në veturë me viktimën tentoi të ndërhynte për të ndaluar sulmin, por edhe ai u sulmua nga i dyshuari i parë, i cili e plagosi në dorë me thikë.
Për të dy të dyshuarit është caktuar masa e paraburgimit thonë nga SBP-OHËR.
“SPB Strugë ka paraqitur kallëzim penal kundër V.B. (36) dhe D.U. (37), të dy nga fshati Koroshishtë i Strugës, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se V.B. ka kryer veprën penale “tentativë për vrasje”. Gjyqtari i procedurës paraprake ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për të dy të dyshuarit”, shtoi zëdhënësi i SPB-Ohër, Stefan Dimovski.
Procedura për zbardhjen e plotë të rastit është në vijim e sipër për masat tjera që duhet të ndërmerren për të dy personat e lartëpërmendur si dhe arsyen e cila solli deri në këtë ngjarje./Tv21/