Në stacionin policor Gostivar dje është denoncuar se një person i
panjohur ka tentuar ta dhunojë studenten nga Turqia me inicialet E.G., ndërkaq pasi që nuk e ka arritur qëllimin, e ka plaçkitur.
Siç informoi sot Minsitria e Punëve të Brendshme, dje, M.SH. (24) ka paraqitur se derisa E.G. ka lëvizur nëpër rrugën “Vëllezërit Ginovski” është hasur nga një person i panjohur i cili dhunshëm e ka tërhequr prapa ndërtesës dhe pasi që nuk ka arritur ta dhunojë, ia ka marrë çantën në të cilën ka pasur telefonin celular dhe rreth 600 denarë, pas çka personi është larguar nga vendi i ngjarjes. Po ndërmerren masa për gjetjen e autorit.
Data 20.09.2025
Aktuale
- Prokuroria po heton tre persona të cilët kanë zhvatur një qytetar nga Shkupi duke përdorur kërcënime serioze
- Mendi Qyra premton kushte të favorshme për zhvillimin e biznesit në Strugë
- Shtetasi gjerman arrestohet në Tabanoc, i kapet drogë në bagazh
- Zbuloni ndryshimet e mëdha: Tre shenjat e horoskopit që do të përjetojnë fat të jashtëzakonshëm
- Pse Trump e sheh Bagramin si çelësin për kontrollin mbi Kinën?
- Korçë, ndërron jetë në hotel 72-vjeçari grek, vdekja dyshohet për shkaqe natyrale
- Mexhiti nga Serova: 100 milionë investime për Çairin, synojmë edhe 200 milionë të tjera
- Incident në Veleshtë: Qëlloi me armë një person dhe goditi policin me veturë gjatë arratisjes