Lideri i partisë Alternativa, Afrim Gashi, në emisionin ‘Studio e hapur’ në TV SHENJA tha se Kuvendi është aktiv dhe punon pa ndërprerë, madje edhe gjatë ditëve të fundjavës, dhe do ta mblidhej sërish edhe pas shpërbërjes nëse do shtrohej nevoja për miratimin e protokollit për anëtarësimin e RMV-së në NATO.
I pyetur nëse partia e tij është për shtyerjen e zgjedhjeve, një tendencë kjo e shfaqur edhe nga kryeminsitri Zoran Zaev, Gashi tha se kjo tendencë nuk është fare serioze dhe se ai dhe partia e tij do ta mbrojnë me këmbëngulje mosshtyrjen e datës së zgjedhjeve.
“Unë nuk kam problem me Levizjen BESA sepse unë e kam themeluar atë parti dhe shumica e anatëraëve, votuesve të asaj parie janë shokët e mi. Aty janë 4-5 individë që e kanë vjedhë vulën tonë, thjesht kanë bërë kontrabandë. Ato janë një lloj pengese kisha thënë, por jo emri, jo votuesit e asaj partie”, tha lideri i Alternativës, Afrim Gashi