Me këtë fundjavë do të përjetojmë verë të vertetë. Kështu përgjithësisht do të ketë mot me diell dhe vranësira të larta shtresore të cilat do të përfshijnë kryesisht jugun e qendrën e vendit.
Në alpe shi i izoluar mesditën e së dielës. Era do të fryjë juglindje dhe veriperëndim e lehtë e mesatare në bregdet duke u pasuar nga valëzim i forcës 3 ballë. Ju urojmë një fundjavë të bukur pranë natyrës!



