Vendi ynë do të paraqitet në dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të pakta në zonat Jugore. Ndërsa në veri dhe zonat qëndrore vranësirat do të jenë disi më të dukshme, duke sjellë reshje të pakta dhe afat shkurtra shiu. Mbrëmja risjell motin e kthjellët dhe vranësirat e lehta në të gjithë territorin.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 5 deri në 26 gradë celcius.
Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi jugor, duke sjellë dallgëzim 4-5 ballë.



