
Shumë ankesa për fatura të larta të operatorëve të telekomunikacionit janë pranuar vitin e kaluar nga Agjencia për komunikime elektronike, pas të cilave vijnë parashtresat për shërbime jocilësore dhe të vonuara, ndërprerje, roaming, etj. Drejtori i AKE-së, Sasho Dimitrijoski, tha që në bazë të analizës që ka bërë kjo agjenci, ka konstatuar seproblemi më i shpeshtë të cilin qytetarët e Maqedonisë e kanë denoncuar gjatë vitit të kaluar ka qenë dyshimi në vërtetësinë e faturuar nga operatori.
“Gjatë muajit maj të 2017-ës, Agjencia për Komunikime Elektronike në linjën telefonike 190 të, me qëllim që të siguroj komunikim më të mirë për konsumatorët e shërbimeve të telekomunikacionit. Ka pasur 8410 thirrje telefonike, ndërkohë që për 982, prej tyre tashmë është nisur procedurë për kontestim, kurse rreth 80% të rasteve janë zgjidhur”, tha drejtori i AKE-së, Sasho Dimitrijoski.
Ndërsa ankesa e dytë, tha Dimitrijoski ka të bëjë me shërbimet e telefonave celularë dhe internetit.
“Nga analizat që i kemi bërë bërë rreth 18% ankesa jan për shërbime të thirrjeve telefonike mobile, për këtë mund të konstatojmë se ngritja e sinjaleve dhe kualiteti i tyre është sfera për e cila do të duhet përsoset që përdoruesit do të jenë vërtetë të kënaqur”, theksoi Dimitrijoski.
Përndryshe, qendra e kontaktit e AKE-së funksionon që nga maji i vitit 2010, me qëllim që të siguroj komunikim më të mirë me përdoruesit e shërbimeve telekomunikacionit.
Emine Ismaili /SHENJA/