Të shtëna janë dëgjuar në qendër të Shkupit, te parkingu pas hotelit “Ston Bridge”, afër Urës së Gurit. Incidenti ka ndodhur dje pasdite, rreth orës 15 e 15 minuta. G.M. ka denoncuar në polici se te hoteli pas parkingut, nipi i tij I.M. 20 vjeçar, ka shtënë me revole dhe e ka qëlluar nënën e tij M.M. në stomak, shkruan Gazeta Lajm.
G.M. e ka dërguar të lënduarën, ndryshe motra e tij, në Spitalin e Qytetit, ku është konstatuar vetëm gërvishtje nga plumbi. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes. Në një veturë janë vërejtur gjurmë të plumbave, kurse janë gjetur katër gëzhoja nga armë zjarri.