Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si ish-fusha e aviacionit.
Nga informacionet e para bëhet e ditur se një person i identifikuar me iniciale E.D ka qëlluar më armë në ajër.
Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa policia ka ndaluar personin, i cili sipas burimeve ka qenë në gjendje të dehur.
Ndërsa policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.



