– Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Mila Carovska, përfaqësuesja
e përhershme për zhvillim e Kombeve të Bashkuara Luiza Vinton dhe ambasadori i Mbretërisë së Norvegjisë Arne Sans Bjornshtat e nënshkruan Dokumentin projektues për riparimin e kopshtit “8
Prilli” në komunën e Shuto Orizarës.
Mjetet financiare për intervenimet infrastrukturore kyçe në lartësi prej 700.000 dollarë, siç kumtuan nga MPPS, janë tërësisht të siguruara nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë. Projekti do të realizohet për 18 muaj nga Programi për Zhvillim i KB-së (UNDP) prezent në vend.
“Falë Mbretërisë së Norvegjisë dhe UNDP-së fëmijët nga Shuto Orizarë do të kenë mundësi ta vazhdojnë arsimin e tyre parashkollor në ndërtesë moderne dhe të riparuar me kapacitet të rritur për përkujdese të fëmijëve prej nëntë muaj e deri pesë vjet. Ne si Qeveri obligohemi ta mbështesim
nismën dhe tërë procesin sepse jemi të vetëdijshëm se inkluzioni i fëmijëve fillon nga mosha më e hershme”, deklaroi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Mila Carovska.
Përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së në vend Luiza Vinton tha se objekti i vjetër i kopshtit të djegur do të fitojë pamje të re bashkëkohore, i përshtatur të përkujdes edhe fëmijë me aftësi të kufizuara.
Ambasadori i Mbretërisë së Norvegjisë Arne Sans Bjornshtat tha se jemi shumë të lumtur që shteti i tyre mund të ndihmojë Republikës së Maqedonisë në një periudhë shumë të ndjeshme.
Objekti i ri drejtpërdrejtë do të ndihmojë më shumë se 200 familje, kryesisht nga kombësia rome, fëmijët e të cilëve prej moshës dy deri pesë vjeçare janë kyçur në sistemin parashkollor.
Njëkohësisht, hapësira e re nënkupton edhe rritje të kapacitet për përkujdesjen edhe të 50 fëmijëve, si dhe hapjen e grupeve të cilat deri tani nuk kanë ekzistuar në komunë