“Kur shpirti i ri vdes dhe qielli qan”, “Zgjohu Maqedoni derisa është koha”, ishin disa nga pankartat që mbajtnin të rinjtë në Sheshin e Qytetit në Kumanovë, gjatë tubimit ku ata nderuan 59 viktimat e zjarrit në Koçan.
Të rinjtë nga Kumanova ndezin qirinj dhe nderojnë viktimat e zjarrit në Koçan
Në tubim morën pjesë nxënës të shkollave të mesme dhe të shkollave fillore, mësues dhe qytetarë që ndezën qirinj dhe lanë lule.
Apeli për tubimin ishte dërguar përmes rrjeteve sociale, dhe lajmi u përhap shpejt edhe në shkollat e tjera. Sipas tyre, bëhej fjalë për një veprim që tregon solidaritet me Koçanin dhe ngushëllim për familjet dhe miqtë e viktimave.
“Kjo është më e pakta që mundëm të bëjmë, as shiun nuk na ndali”, komentoi një djalë.
Tubimi kaloi qetë dhe në heshtje, një lumë i të rinjve erdhën, pritën me durim në radhë dhe u larguan, ndërkohë që numri i pjesëmarrësve qëndroi pothuajse i njëjtë gjatë gjithë kohës.
“Çdo gjë është e qetë dhe me dinjitet, nuk ka asnjë incident”, theksoi Tomislav Dodevski, komandant i përkohshëm i Stacionit të Policisë me kompetenca të përgjithshme.
Pjesëmarrësit kryesisht heshtën ose flisnin ngadalë, duke theksuar atmosferën e dhimbshme.
Bëhet fjalë për një ngjarje joformale, dhe qytetarët e tjerë mund të kalojnë gjatë ditës në shesh dhe të ndezin një qiri.