Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme ka arrestuar katër persona nga Vrapçishti i Gostirvarit, përcjell TV21. Të njëjtit dyshohet se gjatë ditës i kanë vejedhur veturën një tetovari.
“Me datë 23.01.2022 rreth orës 16.10, zyrtarë policorë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria Sh.M.(21), V.U. (22). Sh.M.(21) dhe F.A. (22), të gjithë nga Vrapçishta e Gostivarit, për shkak të dyshimit se paraprakisht në mënyrë të kundërligjshme kanë marrë veturën e pasagjerëve “Citroen Berlingo”, me targa të Tetovës, në pronësi të N.I. (43) nga Reçica e Madhe e Tetovës. Automjeti është gjetur dhe i është kthyer pronarit”, thuhet në njoftimin e MPB.