13 April
Punonjësit e gjykatave mbetën pa pagën e muajit mars, para festave të Pashkëve, akuzojnë nga sindikata e SPOGJ-it. Sipas tyre fajtori kryesor për këtë situatë është kryetari i Këshillit Gjyqësor, Zoran Karaxhovski. “Sindikata e SPOGJ-it dhe Shoqata e administratës së gjykatave reagoi ndaj sjelljes së papërgjegjshme të kryetarit të Këshillit buxhetor gjyqësor Zoran Karaxhovski, për sjelljen e papërgjegjshme dhe politikë-bërjen e të cilit punonjësit e gjykatave jo vetëm që nuk e morën rritjen e premtuar nga 10 për qind, por i la pa paga, para festës më të madhe krishtere Pashkët “- thuhet në deklaratën e SPOGJ-it.
Alsat-M