Të punësuarit e “Eurokomposit” nga Prilepi do të protestojnë për shkak të pagesës jo të rregullt dhe të vonshme gjatë 18 muajve të kaluara.
Ata kanë njoftuar se nga sot do të protestojnë dhe do të qëndrojnë para qeverisë deri sa të zgjidhet statusi i firmës ku ata punojnë.
Të punësuarit gjithashtu thonë se nuk do të pranojnë asnjë premtim dhe pagesë të një rroge për t’u ndaluar protesta.