20 Dhjetor
Edhe pse sot duhej të bëhej e qartë nëse Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski do të ekstradohen në Maqedoni, megjithatë gjykata në Selanik sot nuk solli një vendim të tillë.
Vendimin për ekstradimin e Grujovskit dhe Boshkovskit gjykata e Selanikut do ta kumtoj të premten.
Seanca gjyqësore edhe sot u mbajt me dyer të mbyllura. Ndërkohë edhe pse ishte paralajmëruar që në seancën e sotme të dëshmoj edhe bashkëshortja e Goran Grujovskit, gjykata nuk lejoi një gjë të tillë.
Dëshmoi profesori Aleksandar DAshtevski I cili gjykatësve duhej tua sqaroj se si është formuar PSP-ja, për çfarë qëllimi dhe për çfarë I ndjek. Por edhe të kërkonin mendim nga ai si ekspert për të drejtat e njeriut.
Seanca e sotme gjyqësore ka zgjatur pothuajse 5 orë.
Selanik, Dashtevski dëshmon për dyshen e DSK-së
Aleksander Dashtevski, ish kryetar i Komisionit për mbrojte nga diskriminimi, si ekspert i propozuar nga avokatët e Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovskit, para gjykatave në Selanik do shpjegojë pozicionin e Prokurorisë Speciale Publike dhe si ajo u inkorporua në rend dhe ligj. Përveç Dashtevskit sot bë Selanik do duhet të dëshmojë edhe bashkëshortja e Goran Grujevskit.
Gjykata në Selanik sot duet të vendos nëse dyshja e arratisur e DSK-së do të ekstradohet në Maqedoni për tu gjykuar për përgjimet e paligjshme në vend. Ato u arratisen kur Gjykata Supreme përfundoi se Grujevski dhe Boshkovski duhet të përfundojnë në paraburgim. Dyshja u kap në aeroportin e Selanikut në përpjekje për të kaluar në Hungari. Ndërkohë ato ndodhen në paraburgim ekstradues dhe kërkojnë azil politik në Greqi për shkak se frikohen nga një gjykim jo i drejt në Maqedoni.
Në Selanik vendoset sot për ekstradimin e Boshkovskit dhe Grujevskit
Në Selanik sot në orën 10 sipas kohës lokale greke duhet të vazhdojë gjykimi për kërkesën për ekstradimin e Goran Grujevskit dhe Nikolla Boshkovskit, pasi javën e kaluar ishte ndërprerë për shkak të skadimit të periudhës kohore të paraparë për seancën.
“Në gjykim do të dorëzohen dokumentet nga mbrojtja në pikëpamje të asaj se kërkesa për ekstradim është e pabazë, ndërsa a do të merren në pyetje ende dëshmitarë nuk e di”, deklaroi për MIA-n avokati i të akuzuarve, Petar Vasilev.
Ai shtoi se duhet të merret edhe vendimi dhe sipas ligjeve greke ai shpallet menjëherë, ndërsa më së voni në një afat prej 24 orëve.
“Ne presin që gjykata ta refuzojë kërkesën për ekstradim të Grujevskit dhe Boshkovskit”, tha Vasilev.
Për ekstradim në Greqi, vendos këshilli, më shpesh në përbërje treanëtarësh, dy gjykatës dhe një prokuror, në seancë publike, përveç nëse nuk dorëzohet kërkesë speciale, marrja në pyetje të mbahet me dyer të mbyllura. Pikërisht kështu ishte rasti me ish shefat në Drejtorinë për Sigurim dhe Kundërzbulim. Njëri nga avokatët në seancën e kaluar ka kërkuar që gjykimi të jetë i mbyllur për opinionin, për shkak të mbrojtjes së personave për të cilët kërkohet ekstradim.
Avokati Kostas Haxijoanu këtë kërkesë e ka ngritur me pohimin se Grujevski dhe Boshkovski në Maqedoni janë të ekspozuar në rrezik nga kërcënime dhe ndjekje.
Pasi më 29 nëntor ishte shtyrë seanca e parë për ekstradim, pas kërkesës dhe dokumentacionit të dërguar nga ana e Maqedonisë, më 13 dhjetor në rolin e dëshmitarit të parë, Këshilli i Gjykatësve e ka dëgjuar deklaratën e avokatit të të akuzuarve, Petar Vasilev.
Përveç ekstradimit, Grujevski dhe Boshkovski kanë edhe dy procese të tjera në Greqi, të pavarura nga njëri-tjetri. Njëri është për falsifikim të pasaportave me të cilat u kapën në aeroportin e Selanikut. Gjykimi pas tre shtyrjeve do të mbahet më 17 maj të vitit të ardhshëm. Rasti tjetër është pas dorëzimit të kërkesës për azil më 29 nëntor.
Grujevski dhe Boshkovski ndërkohë mbesin në paraburgim në afërsi të Selanikut.
Grujevski dhe Boshkovski, të cilët janë të akuzuar nga PSP për lëndën “Fortesa dhe Target”, u arrestuan nga policia greke në aeroportin në Selanik më 18 tetor të këtij viti, gjatë tentimit me pasaporta bullgare të shkojnë me aeroplan për në Budapest.


