Të nderuar media,
Përmes kësaj komunikate duam të informojmë publikun se protestat paqësore në Shkup kundër rritjes së çmimeve të energjisë elektrike do të vazhdojnë. Protesta e radhës do të mbahet të Premten, 18 Shtator 2020, në orën 19:00. Mënyra e protestës edhe kësaj rradhe do të bëhet përmes një marshimi. Marshimi do të fillojë nga Cairchanja ne Jahja Pashe komuna Cair në orën 19:00, nga ku do të nisin qytetarët marshin protestues, si dhe automjetet që do të bashkohen dhe do percjellin marshin e qytetareve. Qytetarët do të marshojnë në drejtim të Komisionit Rregullator të Energjetikes ku para Komisionit Rregullator të Energjisë do të mbajmë një konferencë për shtyp. Kërkesat mbeten të njëjta, duke anuluar vendimin e fundit të RKE për të rritur çmimin e energjisë elektrike me 7.4% dhe për të ulur çmimin e energjisë elektrike me 33%. Për më tepër, ne po kërkojmë nga Qeveria të ulë TVSH-në e energjisë elektrike nga 18% në 5%, si dhe kërkesa e tjera.
Faleminderit!
Me respekt
Këshilli i Protestës Shkup
17/09/2020