Ish-ushtari i UÇK-së, Agim Pllashniku, përmes përfaqësuesit të tij ligjor, avokatit Gent Gjini, ka njoftuar se të premten në Prokurorinë Speciale do të dorëzohet kallëzimi penal dhe padia ndaj kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha.
Padia lidhet me pretendimet e Bashës për financimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga kartelët e drogës dhe për bashkëpunimin e tij me një autore për publikimin e këtyre pretendimeve në një revistë shkencore të një universiteti në SHBA.