Të mërkurën Këshilli Gjyqësor duhet të shqyrtojë raportin plotësues mbi përgjegjësinë e ushtrueses së detyrës kryetare e Gjykatës Themelore në Kumanovë, Snezhana Manev. Raporti paraprak në të cilin ishte konstatuar shkelje e sistemit AKMIS dhe cenim i raporteve ndër njerëzore brenda gjykatës, nuk e solli Manevan deri tek përgjegjësia morale dhe ligjore. Këshilli përgatiti raport plotësues, përmbajtja e të cilit mund të bëhet e ditur në seancën e ditës së mërkurë, në rast se i njëjti nuk tërhiqet nga procedura për shqyrtim. Në raport nga vizita e 1 shkurtit 2023 mes shkeljeve të shumta, procedurave jo ligjore dhe sistemimit jo adekuat është konstatuar edhe qasja nacionale dhe nënçmuese e kryetares Maneva e cila ndaj gjykatësve shqiptar përdor terme si “shqiptari, të paaftë” dhe “gjedhe”. Për të mos mjaftuar gjendja faktike nga raporti që Maneva të mbajë përgjegjësi, e njëjta së fundi i është nënshtruar dy herë testimit psikologjik. Më 4 korrik kur Maneva i ishte nënshtruar testimit, Instituti për hulumtime juridike, politike dhe sociologjike kishte konstatuar se Maneva nuk ka arritur të kalon testimin me sukës për shkak ndjesisë së lodhjes, prandaj i është rekomanduar testimit tjetër pas 10 ditëve. Pavarësisht rekomandimit, Maneva i është nënshtruar testimit më 31 gusht, ndërsa më 1 shtator Instituti ka njoftuar dhe rekomanduar që Maneva i plotëson kushtet që të zgjidhet kryetare e Gjykatës Themelore të Kumanovës. Mbi cilën bazë ligjore është bazuar testimi i dyfishtë, këtë mbetet ta shqyrton Këshilli Gjyqësor në mbledhjen e ardhshme. Shkeljet e Manevas ishin miratuar edhe në raportin e 13 marsit, raport i cili në Këshill është votuar me 8 vota “për” dhe 4 vota “kundër”. Paraprakisht më 11 mars ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga adresoi kërkesë tek Këshilli Gjyqësor që të ndërmerr masa urgjente ndaj ushtrueses së detyrës kryetare e Gjykatës së Kumanovës. /Alsat.mk
Data 18.03.2026
Aktuale
- Rezolutë në Kuvend për provimin e jurisprudencës në gjuhën amtare, kërkesë e studentëve të drejtësisë
- Shkup, mbahet ceremoni me rastin e 111-vjetorit të Fitores së Çanakalasë
- “Lagështia po më shkatërron banesën!”- Tarraca e pallatit e kyçur nga një person, konflikti për pronësinë mbetet i pazgjidhur
- Irani ka sulmuar gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit në oborr të Alaksas
- Skemë për t’i shpëtuar drejtësisë? Erilinda Lala e Tatimeve zhduk gjurmët nga “2D Construction 2025” pasi firma fitoi projektin 10 mln euro
- Fronti Europian dorëzon Rezolutë në Kuvend për përdorimin e gjuhës shqipe në provimin e jurisprudencës
- Kosova shpreh solidaritet me Emiratet e Bashkuara, dënon sulmet iraniane
- Tryeza e Salianjit, Shpend Gashi flet për sulmin ndaj News24: Te media ku punoj vjen njëherë në 2-3 ditë gjoba nga 1.5 mln euro


