Këtë vit, Delegacioni i Bashkimit Evropian dhe rrjeti i Europe House do të shënojnë
“Ditën e Evropës: me organizimin e garës humanitare për të prekurit nga tragjedia e
Koçanit.
Më 25 maj, do të vrapojmë një të njëjtën kohë në 7 qytete – Shkup, Strumicë, Kriva
Pallankë, Manastir, Veles, Strugë dhe Tetovë, me një qëllim të vetëm: t’ia zgjasim
dorën Koçanit.
“TË GJITHË PËR KOÇANIN – VRAPOJMË SË BASHKU!” është iniciativa
humanitare në të cilën mund të marrë pjesë çdokush, pavarësisht moshën apo
përgatitjes fizike. Garat janë të destinuara për të gjithë: vrapues rekreativë, atletë,
amatorë, të rinj dhe të moshuar, sepse nuk bëhet fjalë për kilometra, por për
solidaritet.
Paraqitja është e hapur dhe mund të bëhet përmes platformës
https://sitezakocani.mk, ku çdokush që është i interesuar mund të zgjedhë një qytet
dhe të bëhet pjesë e garës më të rëndësishme këtë vit. Të gjitha mjetet e mbledhura
nga pagesat e regjistrimit do të dhurohen përmes Kryqit të Kuq, i cili do t’i drejtojë ato
për komunitetin në Koçan, duke siguruar që çdo donacion të shkojë aty ku është më
i nevojshëm.
Më 25 maj, nuk do të vrapojmë për rezultate, as për shpërblime – do të vrapojmë për
solidaritet dhe për vlerat që na definojnë si shoqëri dhe si komunitet.
Të gjithë për Koçanin – të vrapojmë së bashku! Bashkohuni me ne!
Data 22.09.2026
Aktuale
- Çmimi i naftës në Belgjikë arrin nivelin më të lartë historik
- “Fshiu “gjurmët” e Ergys Agasit te vilat qeveritare në Durrës”/ Zbardhet roli i biznesmenit të arrestuar, Embro Sulejmani ndërhyri te kamerat e sigurisë
- Izet Mexhiti: Në Çair po ndërtohet bulevard!
- Zjarr aktiv pranë Rashçes, nën kontroll pranë Belicës dhe Jasenit
- Vjeshta mbërrin sonte në orën 02:05, do të zgjasë deri më 21 dhjetor në orën 14:50
- BE-ja si palë e tretë në mosmarrëveshjen mes Shkupit dhe Sofjes
- Ndalohet një 29-vjeçar në Aeroportin e Shkupit, kërkohej me urdhërarrest
- Irani ofron rihapjen e Ngushticës së Hormuzit në këmbim të uljes së presionit ushtarak nga SHBA



