Qytetarët dhe kompanitë kanë borxh në vlerë prej 173 milionë euro për tatime dhe doganim. Drejtoria e të Ardhurave Publike bëri publike listën e borxhlinjve për tatimet e papaguara deri në 30 prill të këtij viti. Bëhet fjalë për tatimet në bazë të TVSH-së, tatimit të fitimit, tatimit personal, akciza, doganime. Gjithsej 1.918 persona juridikë dhe 3.790 persona fizikë u gjetën në listën e borxhlinjve. Borxhi kap vlerën e rreth 173 milion eurove. Njëjtë sikurse edhe në raportin e vitit të kaluar në listë edhe sivjet janë një numër i madh i ndërmarrjeve shtetërore. /Alsat.mk
Data 25.09.2026
Aktuale
- AKI propozon subvencione për taksi elektrike në Shkup
- “Rama do ngelet vetëm e do përfundojë keq”/ Aktivisti Lika: SPAK do godasë Ballukun dhe Ballën, ky pushtet do shembet
- Snopçe: Po zbehet përfaqësimi i shqiptarëve, po rrezikohet krijimi i kuadrove të rinj
- “Bashkohuni studentë, kombi na thërret”/ Vijon marshimi në rrugët e Tiranës: Rama jep dorëheqjen!
- Ministria e Transportit: Maqedonia dhe Bullgaria bëjnë një hap të ri drejt ndërtimit të tunelit hekurudhor ndërkufitar
- Mijallkov mohon: “Asnjë lidhje me ‘Barutanën’, akuzat janë të pavërteta”
- “Ju erdhi fundi!”- Revolta qytetare në ditën e 118-të, protestuesit sfidojnë shiun dhe marshojnë nëpër Tiranë: Pa rini nuk ka Shqipëri! Anuloni ligjet
- “Detajet” mbi negociatat tregtare SHBA-Kinë priten javën e ardhshme



