Bisedimet për çështjen e emrit mes Shkupit dhe Athinës nuk ndikojnë në valën turistike nga Maqedonia drejt Greqisë, thekson Grigoris Tasios, kryetar i Federatës së Hotelierisë në Greqi dhe kryetar i Lidhjes së Hotelierëve nga Halkidiki, njofton MIA.
Tasios mendon se politika për vite me radhë nuk ka ndikuar negativisht në valën turistike nga Greqia drejt Shkupit dhe anasjelltas. Sipas tij është normale të pritet rezultati i bisedimeve mes dy vendeve.
Ndërsa i pyetur nëse marrëveshja eventuale mes dy vendeve do të ndikonte pozitivisht në turizmin, Tasios tha se marrëdhëniet tregtare janë të mira dhe nuk pret ndryshime edhe nëse arrihet marrëveshje për zgjidhjen e çështjes së emrit. Ai pret që numri i turistëve të rritet më shumë këtë verë, sidomos gjatë festave të ndryshme.