Përkundër vërejtjeve të FMN-së, nuk do të ketë ndryshim në intervalin e katër tarifave të bllokut të energjisë elektrike në tregun e rregulluar.
Këtë e ka konfirmuar dje kryetari i Komisionit Rregullativ për Energji, Marko Bislimoski, në emisionin “Otvoreno 24” në Tv 24.
– RKE mbart sistemin tarifor dhe tregon se në cilin diapazon do të jenë tarifat e bllokut. Po, ka vërejtje nga FMN se blloqet duhet të reduktohen, por unë me përgjegjësi pretendoj – blloqet dhe fushëveprimi i tyre nuk do të reduktohet. Kjo nuk është zgjidhja. Blloqet japin rezultate. Reforma e futur ka efekt dhe ka kursime prej 16 për qind. Edhe fakti që dimri ka qenë më i ngrohtë ka një rol, por kjo përqindje është arritur nga kursimet e amvisërive dhe fakt është se konsumi është ulur, tha Bislimoski për TV 24./Lajmi i plotë.