Asambleja Parlamentare ka votuar PRO që Kosova të avancojë edhe më tej drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës.
Pas kësaj ka reaguar edhe kandidati i VLEN-it, për president të shtetit, Arben Taravari.
Taravari shkruan se rruga drejt përforcimit të sovranitetit të jashtëm është e vështirë porse me një qeveri e pakorruptuar si ajo e Kurtit, ajo bëhet më e lehtë,
“Gjithmonë me Kosovën tonë!
E uroj Kosovën për votimin e opinionit pozitiv për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Rruga drejt forcimit të sovranitetit të jashtëm është e vështirë, por me qeveri të pakorruptuar si ajo e Albin Kurtit, bëhet më e lehtë.
Urime gjithë shqiptarëve, dhe sukseset mos u ndalshin!”, ka shkruar Arben Taravari.