Këtë vit gjendem për herë të parë në pozitën e kryetarit të Komunës së Gostivarit por dua që urimin tim për vitin e ri ta merrni si njëri prej jush dhe jo dikush që zyrtarisht kryen punën e tij.
Fillimisht urimi im shkon për të gjithë ato familje që fundviti i ka gjetur me një anëtar më pak! Jam shpirtërisht pranë jush! Uroj që viti tjetër t’ju lehtësoj zemrën e t’ju sjellë të mira!
Uroj të gjithë ata që i kanë fëmijët larg dhe festa e fundvitit nuk ka mundur t’i bashkojë! Vitin tjetër e festofshi bashkë!
Uroj të gjithë ato familje që nuk kanë para ta festojnë mbrëmjen e vitit të ri, zotohem para tyre që do bëj çdo gjë që është në fuqitë e mia që gjendja juaj të ndryshojë!
Uroj të gjithë qytetarët e Gostivarit, ata janë njerëzit më të dashur në botë për mua! Zoti më dhashtë mundësi t’ju a bëj jetën sa më të mirë e dalsha faqebardhë para jush!
Uroj kryeministrin e vendit dhe të gjithë funksionarët e shtetit! Uroj që Zoti t’ju ndriçojë mendjen e të punojnë ndershëm për këtë popull që i ka besuar fatet e tij! Uroj të kujtohen që njerëzit nuk ekzistojnë vetëm për kohë fushate por jetojnë çdo ditë të falur nga Zoti!
Uroj kolegët e mi mjekë e sidomos ata që do jenë në krye të detyrës natën e ndërrimit të viteve!
Uroj kolegët e mi profesorë të cilët luftojnë të jenë të ndershëm brenda një sistemi shpesh herë të padrejtë!
Uroj të gjithë bashkëpartiakët e mi të cilët përpiqen ndershëm të luftojnë për të drejtat e popullit!
Uroj dhe të gjithë politikanët e partive të tjera, të cilët edhe pse me ide të ndryshme kanë gjithsesi qëllime të ndershme! Qofshin sa më shumë të ndershëm!
Dhe në fund uroj sidomos fëmijët pasi ata e meritojnë më shumë gëzimin dhe festën se çdo njeri prej nesh!
Zoti i ruajtë buzëqeshjet e tyre!
Faleminderit të gjithëve!
Sinqerisht,
Arben Taravari
Data 30.07.2025
Aktuale
- Alkaloid me rritje të shitjeve, eksportit dhe investimeve
- (VIDEO) Nis ndërtimi i parkut përkujtimor për viktimat e tragjedisë në spitalin modular të Tetovës
- Afrim Gashi pret delegacionin nga Kroacia: Do të jem zëri i komunitetit rom në Kuvend
- Një foshnjë një muaj e gjysmë pa shenja jete është sjell në Klinikën e Fëmijëve në Shkup
- Vrasja e efektivit të “Shqiponjës”/ Gjykata e Fierit dënon me burgim të përjetshëm Azgan Mërnicën
- Si po e transformon ChatGPT edukimin përmes një modaliteti studimi inovativ?
- Durmishi: Pa rritje të produktivitetit, nuk mund ta rrisim pagën minimale
- (VIDEO) Taravari shpalosi emrat e kandidatëve që do të garojnë në 4 komuna