Doktor, Arben Taravari, ministri i Shëndetësisë, që është edhe kryetari i Aleancës për
Shqiptarët ishte mysafir në Oxygen me Besim Dinën, ku tha gjëra të pa thëna më parë. Ai
tregoi që ka dëgjuar nga Ziadin Sela ofendimet më të rënda që kanë qenë të papritshme për të.
“Me Ziadinin një dekadë kemi kaluar shumë mirë. Më pas ai më ka ofenduar mua që më ka
habitur, por ky kapitull për mua është i mbyllur. Unë asnjëherë për shokët nuk flas keq, duhet t’i
mbajmë kujtimet e mira. Unë emocionalisht e kam përjetuar keq, sepse me një shok që kemi
qenë mbi 8 vite, të dëgjosh këto fjalë është keq dhe rëndë për tu përjetuar”, tha Taravari.
Ai gjithashtu rrëfeu edhe arsyet e ndarjes me Selen.
“Patëm mendime ndryshe, ne si parti çdoherë kemi qenë kundër BDI-së, e Ziadini donte të
shkojmë me Aliun. Ne u rreshtuam nga ana e anëtarësisë, dhe e bëmë rotacionin që shumë vite
e kërkuan shqiptarët. Ne me opozitën e Sela u rreshtua me pushtetin, tani ne jemi në pushtet e
Sela ngeli në opozitë”, përfundoi Taravari.
Ikja e Seles nga partia e Taravarit ishte një momentum kyç në politikën e Maqedonisë së Veriut.
Pra, ky veprim i dha kahjen e duhur politikës shqiptare në RMV. Me çka Taravari mund të
konsiderohet si shpëtimtari i opozitës shqiptare që e dërgoi në opozitë BDI-në.
Data 26.11.2024
Aktuale
- Mosbindja civile e opozitës/ Policia e Shtetit merr masa për protestën e radhës! Rreth 1 mijë efektivë dalin në terren, bllokohen rrugët e kryeqytetit
- Edhe pas 16 viteve rasti “Alfa” vazhdon të mbetet i pazbardhur, ndërsa Agim Islami vazhdon të qëndron në burg
- Arsovska: Nuk do kandidohem për mandat të dytë!
- VLEN: BDI planifikoi rikthimin e Gruevskit! Bexheti reagon ashpër: Do t’i padisë për shpifje
- Mexhiti: Qeveria ndanë 20 milionë euro për garazhin nëntokësor te sheshi Skenderbeu në Shkup
- Osmani në Oslo, për trajnim në kirurgjinë robotike për trajtimin e kancerit
- Takim i Gashit me delegacionin e Parlamentit të Republikës Çeke
- VLEN: BDI ka përdorur shqiptarët për vota