Zv/kryeministri Izet Mexhiti, ka njoftuar se Qeveria ka ndarë 20 milionë euro për për financimin e projektit për ndërtimin e një garazhi nëntokësor shumëkatësh pranë Sheshit Skënderbeu në Shkup.
Ky projekt shumëvjeçar parashikon ndërtimin e 371 vendeve të reja për parkim, të shpërndara në dy nivele nëntokësore me një sipërfaqe totale prej më shumë se 13,000 metra katrorë.
“Gjithashtu, do të sigurohet një numër i përshtatshëm vendesh parkimi për personat me nevoja të veçanta. Me këtë investim, ne tregojmë përkushtimin tonë për të zgjidhur sfidat infrastrukturore me të cilat përballet kryeqyteti ynë, Çarshia e Vjetër e Shkupit dhe Komuna e Çairit.
Ndërtimi i garazhit nëntokësor ka rëndësi të madhe për Çarshinë e Vjetër dhe për Komunën e Çairit. Problemi shumëvjeçar i mungesës së vendeve të parkimit në këtë pjesë të qytetit do të zgjidhet përfundimisht, duke ndihmuar në lehtësimin e trafikut dhe duke mundësuar një qasje më të lehtë për banorët dhe vizitorët. Ky investim do të sjellë përfitime për banorët lokalë.
Duke përmirësuar infrastrukturën, presim një rritje të ndjeshme të potencialit turistik të Çarshisë së Vjetër. Turistët do të kenë një qasje më të mirë në këtë pjesë kulturore-historike të qytetit, gjë që do të kontribuojë në zhvillimin e ekonomisë lokale dhe do të krijojë mundësi të reja për bizneset në rajon.
Jam veçanërisht i kënaqur që Qeveria arriti të sigurojë fondet për këtë projekt të rëndësishëm.
Kjo është një dëshmi se me përpjekje të përbashkëta dhe një vizion të qartë, mund të arrijmë përmirësime të rëndësishme në jetën e qytetarëve tanë.
Detyra jonë është të vazhdojmë me iniciativa të tilla që do të sjellin përfitime afatgjata për të gjithë shoqërinë. Në periudhën e ardhshme, do të punojmë që projekti të realizohet në një kohë sa më të shkurtër dhe me cilësinë më të lartë.
Do të sigurojmë transparencë dhe llogaridhënie në të gjitha fazat e realizimit, me qëllim që të përmbushim besimin dhe pritshmëritë e qytetarëve.
Kjo Qeveri është e përkushtuar për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve.
Si asnjë Qeveri më parë, po sigurojmë fonde për të gjitha komunat dhe për zgjidhjen e të gjitha problemeve të qytetarëve tanë”, ka deklaruar Mexhiti.
Data 11.09.2026
Aktuale
- VMRO shpërthen ndaj “Supremes”: “16 viktima dhe askush përgjegjës”
- AKI mobilizon strukturat në Bërvenicë, Jusuf Shaini në krye të shtabit zgjedhor
- Aksion i madh i MPB-së, bastisje në rreth 20 lokacione për shkak të patentave të dyshimta
- Georgievski trondit me deklaratën për 8 Shtatorin: “U çliruam nga Millosheviqi, sot po kthehemi aty nga dolëm!”
- BDI kërkon zgjerimin e hetimit pas arrestimit të Ymerit: Të zbulohet për kë ishin 17.500 eurot
- Skandali Advanced Arms Technology/ Kompania, që Nufi thotë se po prodhon armë, ka vetëm një magazinier të punësuar
- U lëshua në përdorim ndërtesa e rinovuar e Klinikës për neurofiziologji
- BDI: 17.500 eurot nuk mund të përfundojnë te ndihmësdrejtori – të hetohet zinxhiri deri te Dauti, Kasami dhe Mexhiti




