Situata është mjaft serioze, por nuk ka vend për panikë dhe shqetësime – ka theksuar Kryetari I Komunës së Gostivarit Arben Taravari pas mbledhjes Shtabit të Krizës për këtë Komunë. Ai theksoi se deri dje janë testuar gjithsejt 97 qytetarë të Komunave të Gostivarit.
Komuna Mavrovë- Rostushë deri në ditën e sotme nuk ka asnjë të infektuar me koronavrusin COVID-19. Aktualisht në izolim shtëpiak janë 18 persona, 3 persona nga kjo komunë që janë kthyer nga jashtë janë në karantinë në hotelet e vendit,ndërsa me vendim të Qeverisë 220 persona nga e gjithë vendi janë të izoluar në karantinë në hotelet e Mavrovës.
Në fshatin Cegran, mbretëronte një situatë e qetë. Njerëzit, pas orës policore, dalëngadalë kishin filluar të lëvizin në fshat. Nga Bashkësia Lokale thonë se zbatohen masat e autoriteteve sa I përket kufizimit të lëvizjes por edhe vet-izolimit.
Sic njoftoi kreu I Komunës së Gostivarit, për nesër është caktuar një takim me pronarë të kompanive që operojnë në këtë Komunë me qëllim të koordinimit për të ndihmuar nevojtarët. Sic u njoftua ky aksion do të bëhet në bashkëpunim me Kryeqin e Kuq.



