Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari ka njoftuar se është zyrtarizuar marrëveshja për rritjen e pagave të punonjësve shëndetësor që siç tha, marrëveshja kolektive përfshin të gjitha profilet e punonjësve shëndetësorë. Taravari tha se janë bërë korrigjime në koeficiente por gjithashtu, tha se është bërë edhe rregullimi i titujve sipas ligjit për kujdes shëndetësor.
“Po rrisim pagat e punonjësve shëndetësorë me nënshkrimin e aneksit të Marrëveshjes Kolektive për veprimtarinë shëndetësore.
Për punonjësit shëndetësorë me arsim të mesëm, rritje prej 5.681 denarësh bruto.
Është bërë korrigjimi i koeficientëve të kompleksitetit për të gjithë punonjësit shëndetësorë, që në bruto është 3.636 denarë.
Falënderime për sindikatat për bashkëpunimin e shkëlqyer deri më tani dhe propozimet konstruktive për përmirësimin e veprimtarisë shëndetësore”, ka deklaruar Taravari.
Data 01.10.2026
Aktuale
- Mickoski paralajmëron rishikim të buxhetit për shkak të vrimës prej 7 miliardë denarësh
- Vushtrri: Arrestohet një person, bashkëjetonte me një vajzë të mitur
- 29 vjet nga protestat studentore, revolucioni i ndryshimit
- Mëngjes me diell dhe më i ftohtë, gjatë ditës temperaturat deri në 26 gradë
- Pasojat e AKSHI-t/ Shqipëria e fundit në rajon për eksportet e shërbimeve dixhitale, pavarësisht “Revolucionit” Online
- Shefi i NATO-s, Mark Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit
- Tregu i punës në Shqipëri dominohet nga profesionet me aftësi të mesme, vetëm 6.4% e vendeve kërkojnë arsim të lartë
- Macron dhe Sánchez hapin derën për rikthimin e Britanisë në BE: Mirë se u kthyet!



