Arben Taravari nga VLEN në një postim në rrjetin social facebook ka shkruar se të gjitha pretendimet e Frontit Evropian kanë ra në ujë dhe se ata nuk e kanë problemin e formimit të Qeverisë por të përgjegjësisë që sipas tij i pret.
“Një herë thanë “do kemi mbi 25 deputetë”…Nuk doli ashtu!
Pastaj thanë se “VLENIN nuk e merr VMRO-ja në qeveri”…Ne jemi pjesë e Qeverisë!
Vazhduan dhe thanë: ” VLEN nuk e mer kryeparlamentarin”…Afrim Gashi u bë kryetar parlamenti!
Thonin në kryesi se janë në bisedime me VMRO-në për t’u bërë pjesë e Qeverisë…gënjeshtër!
Javës tjetër kur të zgjidhet Qeveria VLEN-VMRO, do të thonë se kjo qeveri do te jetë për 6 muaj, mandej do të thonë deri me Zgjedhjet Lokale…kur do t’i humbin edhe Zgjedhjet Lokale nuk do dinë çfarë të sajojnë më.
Ata nuk e kanë problemin e Qeverisë, po Përgjegjësisë që i pret!”, ka shkruar Taravari. /SHENJA/
Data 03.09.2026
Aktuale
- Shasivari–Solstrom: Suedia mbështet reformat në drejtësi
- Të shtëna me armë zjarri në Korçë/ Plagoset një person në unazën e qytetit, transportohet me urgjencë në spital
- (VIDEO) Mickoski: Nuk kam frikë për hetimet që po bëhen në Hungari
- Sulm kundër protestuesve? Jo vetëm Shehaj, bllokohen profilet në Instagram të 23 personave, mes tyre edhe Gent Progni
- Filipçe: Do të kërkojmë sërish që paga minimale të jetë 600 euro
- ASH: VLEN duhet të japë llogari për punësimet dhe avancimet
- Durmishi: Me mbështetje financiare nxisim investimet dhe konkurrueshmërinë e kompanive vendore
- Ndriçohet kaosi me centralet fotovoltaike: Leje pa planifikim dhe mungesë kontrolli



