Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari tha se sot nuk kanë folur me kryeministrin Dimitar Kovaçevski për zgjidhje kadrovike, përcjell TV21. Megjithatë, Taravari theksoi se ASH-ja ka kuadro të mira për udhëheqjen e Ministrisë së Shëndetësisë.
“Nuk kemi biseduar aspak për zgjidhje kadrovike, megjithatë së shpejti do të flasim. Po, njëra nga Ministritë për të cilën kemi kuadro më të mira është Ministria e Shëndetësisë, megjithatë aspak nuk e kemi theksuar këtë”, tha mes tjerash Taravari.