Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, duke komentuar sot deklaratën e fundit të kryeministrit Hristijna Mickoski rreth procesit eurointegrues të vendit tha se, partia që ai drejton, por edhe koalicioni VLEN, do të insistojnë që negociatat për anëtarësim në BE, të fillojnë sa më shpejtë të jetë e mundur. Ai tha se, vendi nuk ka alternativë tjetër përpos anëtarësimit në union.
“Normalisht duhet ta kemi parasysh se ndryshimet kushtetuese pa partinë më të madhe maqedonase, që është VMRO-ja e cila ka 58 deputetë, është e pamundshme. Ne do të mundohemi si deri më tani edhe më tutje që të insistojmë që të mundësojmë fillojnë negociatat, sepse vazhdojmë të mendojmë se për Maqedoninë nuk ka tjetër opsion përveç rrugës evropiane e cila është gjëja më e mirë për të gjithë qytetarët që jetojnë dhe veprojnë në RMV”.
I pyetur rreth kërkesës së VLEN-it që procesi i negociatave të fillojë deri në fund të dhjetorit, Taravari tha se, ky ka qenë një ndër parimet kryesore të programit të tyre, megjithatë ai tha se, çfarë do lloj kombinimi pa VMRO-në nuk bëhen ndryshimet kushtetuese, duke pasur parasysh numrin e deputetëve. /SHENJA/
Data 23.09.2026
Aktuale
- Kënga “Mora fjalë” s’është më në YouTube, mësohet se kush kërkoi largimin e saj
- “Fillimisht Agasi dhe Hyseni, tani radhën e ka Rama dhe Belinda”/ Edison Lika: Qëndresa çdo ditë në shesh po gërryen pushtetin e qeverisë! Kryeministri do të bjerë si tigër prej letre
- Mickoski takohet me Kurtin: Diskutojnë bashkëpunimin rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë
- “Nga karrigia e kryeministrit, në qeli! Nuk ka zgjidhje tjetër”/ Berisha hedh poshtë skenarin e bojkotit: Do të jemi në Kuvend t’i japim Ramës përgjigjen e merituar!
- Gruaja e Bleros tregon vështirësitë që po kalon me djalin dhe këmbët
- Skandali i Vlora Hysenit: Berisha akuzon Ramën për përfshirje në veprime të paligjshme
- “Balluku ka vjedhur miliona euro, ndërsa Lubia e SHISH sigurinë kombëtare”- Berisha: Vlora Hyseni, anëtare e shëmtuar e grupit kriminal! Qeveria ka marrë goditjen më të rëndë
- (VIDEO) Incidenti me Stoilkoviqin, deputeti Hasani: VLENI “ciu” nuk guxon të bëjë në qeveri



