Ministri i Shëndetësisë dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Arben Taravari thotë se janë të gatshëm të zgjidhin çështjen e stemës dhe 20%.
“Jemi të gatshëm të bisedojmë për gjithçka, për pakon e masave me të cilat do t’i zgjidhim të gjitha çështjet e mbetura nga e kaluara”, tha Taravari, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve lidhur me ndryshimin e stemës shtetërore.
Taravari tha se Maqedonia është një nga shtetet e rralla postsocialiste stema e së cilës nuk është ndryshuar.
“VLEN është i gatshëm të bisedojë për gjithçka. Për fat të keq, në periudhën e kaluar shumë tema të ndjeshme vihen nën qilim. Ne jemi të gatshëm të bisedojmë për pakon e masave të cilat janë të pazgjidhura në 20-30 vitet e fundit dhe në pako t’i zgjidhim, pse këtu të mos jenë edhe stema edhe himni dhe 20 për qindëshi si dhe çështje tjera etnike nëse ka dhe të fokusohemi në ekonominë, eurointegrimet, antikorrupsionin, pagat më të mira, jetën më të mirë”, theksoi Taravari.
Në pyetjen se çfarë duhet të qëndrojë në stemë, Taravari u përgjigj se në VLEN ende nuk e kanë hapur këtë temë
Data 13.09.2026
Aktuale
- Motoçiklistët provokojnë besimtarët me kokë derri gjatë faljes së namazit në xhaminë e Kaunasit në Lituani
- Detaje të reja/ Si u zbulua vila e Ballukut në Palasë, provat në kompjuterët e “Atelier 4”. Prona në emër të Igli Tares u financua nga Arbër Abazi
- LAMM: Nuk ka pritje të gjata në vendkalimet kufitare
- Soni shfaqet ‘hot’ nga pushimet, ja kush po e shoqëron atë
- Rrezikohet mungesa e naftës në treg/ A po shkon bota drejt një krize të paprecedentë karburantesh
- Gazetari: “TIMAK Defence”, para se të kërcënoni median, tregoni se çfarë bëni!
- Paralajmërimi nga Hungaria/ Pronari i grupit që kontrollon “One Albania” në syrin e ciklonit. Aferat e 4iG me tenderat dhe koncesionet
- Irena Beqiraj: Fashizmi nuk duhet kërkuar tek revolta e protestuesve por në Kuvend!




