Kreu i ASH-së, Arben Taravari, në konferencën për shtyp mbi situatën e pacientëve të lënduar në Koçan është pyetur edhe për zhvillimet e fundit politike.
Taravari konfirmoi se krerët e VLEN-it kanë mbajtur një mbledhje gjatë ditës së djeshme por se në momentin që do të ketë diçka konkrete, opinioni do të njoftohet.
“Po kishim mbrëmë takim me liderët e VLEN-it, ishte atmosferë konstruktive dhe natyrisht në momentin që do të kemi një vendim final, opinioni do të informohet”, tha Taravari.