Kryetari i Gostivarit dhe neurolog me profesion, Arben Taravari ka qenë në lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin e lajmeve të TV21.
Lidhjen e ka realizuar nga vendi i punës në Klinikën Neurologjike me çka ka njoftuar se mbi gjysma e pacientëve që kanë kaluar infektimin me Covid-19, që kanë qenë në kontroll te ai, kanë shfaqur pasoja neurologjike.
Siç sqaron Taravari, kjo është si pasojë e mbylljes.
Situatën më së shumti e ka rënduar hapja. Sipas tij, heqja e kufizimi krijoi përshtypjen te qytetarët se çështja me Covid-19 mbaroi.